Certifikata-Iso9001-Si-Nje-Garancion-I-Cilesise

Pas një kontrolle  detale dhe rigoroze, Unity Jewels World i është caktuar certifikata  ISO 9001 : 2015 , si një dëshmi  dhe garancion shtesë i  shërbimeve të cilësisë së lartë që Unity Jewels World ofronë klientëve të saj.

Duke fituar  këtë certifikatë, Unity Jewels World ka dëshmuar edhe një herë angazhimin e saj dhe përkushtimin e vazhdueshëm për të ofruar shërbime të cilësisë së lartë për klientët e saj, si dhe qëndrimin profesional në operacionet e tyre të përditshme me partnerët e saj të biznesit dhe të gjitha palët e interesuara me të cilët bashkepunon.

Kualiteti i stolisë  me të cilen Unity Jewels World njihet është një nga rekomandimet më të forta për të fituar certifikatën ISO 9001:2015, e cila dëshmon besimin në cilësinë e produkteve dhe shërbimeve që ofron   Unity Jewels World.

Duke fituar këtë certifikatë Unity Jewels World ka marrë pasaportën e saj të biznesit, si garantues i njohur i udheheqjes dhe  organizimit të punës, e njohur në botën e biznesit modern.



Copyright © Unity Jewels World 2020; Developed by Data Design